Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, për folur në Forumin “Globsec” për situatën në veri të vendit, ku ka komentuar ngritjen e gatishmërisë së ushtrisë serbe.
Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.
☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.Rama ka thënë se ushtria e Serbisë në kufi me Kosovën e ka fuqinë zero dhe se e gjitha bëhet për politika të brendshme.
“Ky është shou më i pabesueshëm emocional i politikave të brendshme sepse ushtria e Serbisë në kufi me Kosovën, ka fuqinë e barabartë me zero. Kjo i bie sikur ushtria e Meksikës të shfaqet në kufi me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Pra çka mund të bëjë ? Me gjithë respektin për Meksikën. Nuk mund të bëjë asgjë. Kjo është thjeshtë për politikë të brendshme. Ka shumë të bëjë me politikën e brendshme, në atë që po ndodh në veri të Kosovës.” – ka thënë kryeministri Rama.

Kujtojmë se protestat e serbëve në veri po vazhdojnë edhe sot ndërsa në protestat e ditës së hënë mbetën të lënduar 30 ushtarë të KFOR-it.




