Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, ka kritikuar Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Kosovës, për mbështetjen e shprehur për mbajtjen e seancës së Kuvendit të Kosovës për mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë së Kosovës.

Nëpërmjet një shkrimi në llogarinë e saj, në rrjetin social Twitter, në internet, Von Cramon i ka reaguar ambasadorit amerikan në Kosovë, Philip Kosnett, pas deklaratës së tij pro mocionit.

“Një autogol i SHBA’së në Kosovë me dimension historik”, ka vlerësuar Von Cramon.

“Si mundeni ju, një ambasador, të gëzoheni të shihni rrëzimin e një qeverie funksionale gjatë pandemisë së koronavirusit?”, e ka pyetur eurodeputetja gjermane, ambasadorin amerikan.

“E pabesueshme. E papërgjegjshme. Më vjen shumë keq për qytetarët e Kosovës. Ata nuk e meritojnë këtë”, është shprehur ajo.

Lexo po ashtu:  Si shërbimet ukrainase “mburren” me poshtërimin e Rusisë…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *