RASTËSI E NDODHUR RASTËSISHT – “MARSHI I UÇK-së”?

Ibrahim Kelmendi

Në mars 1998 përjetova rastësi të rastësishme – që u konkretizuar me MARSHIN E UÇK-së.
Kisha angazhuar Vëllain e Këngëtarit virtuoz Arif Vladi si taksist, që të ishte në gatishmëri tërë ditën për të na vozitur (50 USD dita). Këtë edhe për shkaqe sigurie, meqë ai kishte qenë polic. Kështu, Miku Arif e dinte kur ku gjendesha, kur interesohej.
Me takoi disa herë në lokalin “Çaplin” (pas Muzeut Kombëtar në Tiranë). Me fliste për nevojën dhe rëndësinë e një kënge frymëzuese për UÇK-në. Por unë nuk e kuptoja. Dhe kur zura ta vuaj si bezdisje, e pyeta: “Përse nuk po e bënë? Mos ndoshta të duhet leje…?”
Ai me foli troç, meqë pa se unë nuk po e kuptoja:
“Duhen lekë për tekstin, kompozimin, studion për ta incizuar.”
Sinqerisht, jo për hir të këngës, por për ta heq qafe vardisjen e tij, nxora 1.000 (njëmijë) USD dhe ia dhashë. Ai u gëzua si fëmija…
Pas dy ditëve me takoi për të ma dhënë sihariqin:
“E kemi realizuar! Ka dalë e mirë…”

Lexo po ashtu:  Albin Kurti ka një paralajmërim për Vuçiqin

Tani për atëherë, i kërkoj falje Mikut Arif për atë keqkuptim nga ana ime. Gjithsesi e falënderoj që ishte këmbëngulës (varditës) për ta realizuar.
Falënderoj stafin profesionist, – Z. Agim Doçi (për tekstin), Z. Edmon Zhulali (për kompozimin) dhe Mikun Arif Vladi (për këndimin), – që na e dhuruan “Marshin e UÇK-së”!

Rastësi e rastësishme – që mundi të ndodhte vetëm pse ishin zhvillimet dhe njerëzit!

***
Teksti i Marshit të UÇK-së

Oj Kosovë o djep lirie
Çdo kulm shpie nji bajarak
UÇK-ëja t’paska hije
Për atdhe po derdhed gjak.

Po luftojnë djemtë e Kosovës
Prej Drenice n’mal t’Gjakovës (2 herë)

Për atdhen lokja m’ka le, për Flamurin kuq e zi
Jam ushtar në UÇK, do ti sjell vendit liri

[Refreni]

Brez pas brezi në k’to votra
Jam i lashtë sa vet Evropa (2 herë)

Jo se l’shoj asni pllamë toke
Dy gisht ball të kokës lokës

Se k’tu jam den baba den
Për Kosovë jap shpirtin tem (2 herë)

Lexo po ashtu:  Nga kamzalinjtë te shërbimet ruse dhe UDB-ja. Ka një dorë të ligë kundër Shakaxhiut të Përparimit

Qofsh i pushkës je shqipëtar
Ta mbrojmë vendin pllamë për pllamë

Se k’tu jam den baba den
Për Kosovë jap shpirtin tem (x2)

***

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *