Qeveria e koalicionit VV-LDK, ka premtuar se në bisedimet me Serbinë, do të angazhohet në normalizimin e marrëdhënieve mes dy shteteve përmes dialogut parimit të reciprocitetit.
Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.
☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.Në planin e tyre qeverisës thuhet se me Serbinë do të diskutohet çështja e të pagjeturve, reparacioneve të luftës e okupimit, suksedimit të ish-Federatës Jugosllave dhe për njohje të ndërsjellë.
Sipas dokumentit të planit qeverisës, temë e dialogut Kosovë-Serbi, nuk do të jenë çështje që lidhen me integritetin territorial të vendin dhe me rregullimin e funksionalitetit të brendshëm.





