Në Prokurorinë Speciale të Kosovës ka arritur ekspertiza shtesë në rastin e ish-aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari.
Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.
☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.Kështu ka njoftuar avokati Tomë Gashi përmes një njoftimi në Facebook. Gashi ka thënë se nuk e dinë se çfarë është shkruar në ekspertizën shtesë, të cilën sipas tij e kanë pritur që nga tetori i vitit 2020, duke shtuar se janë të sigurt se ekspertiza shtesë do ta konfirmojë ekspertizën e shtatorit të vitit 2019.
“Ekspertiza e Institutit te Mjekësisë Ligjore te Lozanes në Zvicër e shtatorit te vitit 2019 ka eliminuar edhe hipotezën e vetëvrasjes se Astrit Deharit. Hipoteza e vetëvrasjes se z.Dehari Astrit me mjetet e paraqitura nga mjekët ligjor nuk duket e vërtete. Për këtë arsye rrethanat e vdekjes se z.Dehari Astrit janë, sipas mendimit tonë, të përfshira me një dyshim të intervenimit të personit të tretë në procesin fatal…”, thuhet në ekspertizën e vitit 2019, sipas Gashit.

Astrit Dehari është gjetur i vdekur në qendrën e paraburgimit në Prizren më 5 nëntor 2016 në rrethana që ende vazhdojnë të jenë të paqarta.
