SINDIKATA E PAVARUR E RTK-SË

KRYESIA

REAGIM

Degradohet kryetari i Sindikates për aktivitete sindikale per pesë shkallë

Arsyetimi i menaxhmentit për këtë veprim:

1. Denoncimi në polici i menaxhmentit.

2. Reagimi i kryesisë së Sindikatës (SPRTK).

3. Deklarimet publike të kryetarit dhe komentet e tij në rrjetet sociale.

 

Prishtinë, 16.XII.2022- Sindikata e Pavarur e RTK-së reagon ashpër kundër degradimit për pesë shkallë të kryetarit të Sindikatës Fadil B.Hoxha.

Ky vendim arbitrar, pa Komision diciplinor, me motive puro hakmarrëse ndaj aktivizmit sindikal të SPRTK-së është cenim i demokracisë dhe lirisë për organizim sindikal e drejtë kjo e garantuar me çdo normë ligjore vendore e ndërkombëtare.

 

Në arsyetimim e këtij vendimi skandaloz për degradim që ka për qëllim frikësimin e të punësuarve dhe cdo zëri denoncues ndaj parregullësive në RTK, përmenden si shkelje:

1. Njoftimi i organeve të rendit si dhe

2. Reagimi i kryesisë së SPRTK-së.

Kryesia e SPRTK-së e rithekson qartë se për përmbajtjet e reagimeve sindikale, qoftë atyre përmes email apo formave të tjera, kryetari dhe çdo përfaqëuses tjetër sindikal, përgjegjësi mbajnë eksluzivisht ndaj anëtarëve të vet dhe ndaj askujt tjetër, e aq më pak ndaj menaxhmentit. Sa i përket lajmërimit të policisë, jo vetëm anëtarët e Sindikatës, por secili qytetar i vendit ka të drejtë që ta lajmërojë policinë kur ajo ose ai e konsideron se po i cenohet siguria apo të drejtat e veta.

Lexo po ashtu:  Kryeministri ju del Zot gazetarëve të sulmuar nga fashizmi serb: "Sot jam më i bindur se dje që sulmi ndaj ekipeve të medieve të premten ishte i organizuar dhe me qëllim të qartë: frikësim dhe zmbrapsje"

Kryesia e SPRTK-së është unike në qëndrimet sindikale dhe cdo veprim sindikal i kryetarit Hoxha e ka edhe miratimin e kryesisë.

Kryesia e SPRTK-së kërkon reflektim të menjëhershëm të menaxhmentit te RTK-së, që do të rezultojë me anulim të këtij vendimi për masë ndëshkimore, i cili paraqet shkelje flagrante të dispozitave të akteve vendore e ndërkombëtare që garantojnë aktivitetin sindikal, si në vijim:

 

KUSHTETUTA E REPUBLIKËS SË KOSOVËS

Neni 44

Liria e asociimit

2. Liria për të themeluar sindikata dhe për t’u organizuar, me qëllim që të mbrohen interesat, është e garantuar. Kufizimi i kësaj të drejte mund të bëhet me ligj për kategori të veçanta të punonjësve.

 

LIGJI PËR ORGANIZIM SINDIKAL

Neni 25

 

Ndalimi i ndërhyrjes

2. Ndalohet çdo akt ndërhyrjeje në krijimin, funksionimin ose administrimin e organizatave sindikale nga punëdhënësit ose organizatat e punëdhënësve.

 

3. Organizatat sindikale mund t’i drejtohen gjykatës për veprime ndërhyrëse ose kërcënim ndajt yre.

Neni 24

Imuniteti i përfaqësuesve sindikal

1. Ndalohet diskriminimi ndaj përfaqësuesve të organizatave sindikale.

Lexo po ashtu:  Komenti ynë - Na ishte njëherë gazeta në letër

 

2. Për aktivitete sindikale, përfaqësuesit sindikal, pa pëlqimin e sindikatës nuk mund t’i:

2.1. ndërpritet kontrata e punës;

2.2. caktohet vend tjetër i punës;

2.3. ulet pozita e vendit të punës;

2.4. fillojë procedura disiplinore;

2.5. zvogëlohet paga.

 

Neni 31

Dispozitat ndëshkimore

2. Personi juridik, ose personi përgjegjës i personit juridik që nuk i përfill dispozitat e këtij ligji, në procedurë ligjore, do të dënohet me të holla prej pesëqind (500) deri tremijë (3000) Euro.

AKTET NDËRKOMBËTARE

· Konventa No.87 e Organizatës Ndërkombëtare të Punës për lirinë e unionizimit dhe ruajtjen e së drejtës për organizim (Nenet 2, 3 dhe 4)

· Konventa No. 98 e Organizatës Ndërkombëtare të Punës mbi zbatimin e parimeve të së drejtës për organizim dhe për të negociuar kolektivisht (Nenet 1 dhe 2)

· Konventa Europiane për të Drejtat e Njeriut (neni 11)

Për të denoncuar ndërhyrjet e lartpërmendura në aktivitetin sindikal si dhe për ndëshkimin me degradim për pesë shkallë të kryetarit Hoxha, në kundërshtim të plotë me të drejtat e garantuara vendore e ndërkombëtare, Sindikata e Pavarur e RTK-së do të ndjekë të gjitha rrugët ligjore dhe diplomatike në dispozicion.

Lexo po ashtu:  Pagat, Rama kërcënon me burg pronarët dhe administratorët e mediave

Abuzimet, parregullësitë dhe veprimet e dëmshme në RTK nuk do të heshten, përkundrazi do të luftohen e kundërshtohen edhe më ashpër nga kryesia e SPRTK-së.

Me respekt,

Kryesia e SPRTK-së

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *