“Lëvizja për Shtet dhe Drejtësi” ka lëshuar një komunikatë për media, ku, ndër tjerash, kërkohet nga “Artan Grubin si zëvendës kryeministër i parë i qverisë së koalicionit, bashkë me ministrat e tjerë të BDI, dhe vet kreun e BDI, të sqarojnë opinionin publik shqiptar, se çfarë politikash ndjekin ata në koalicionin qeverisës me këto forca politike që zbatojnë politika antishqiptare!?”, thuhet në komunikatën e LSHD-së, përcjell MekuliPress.com

Më poshtë komunikata e plotë:

LËVIZJA PËR SHTET DHE DREJTËSI

Komunikim me mediat

Lëvizja për Shtet dhe Drejtësi ndjek me vëmendje deklaratat vetë-denoncuese të krerëve të lartë të BDI për politikën e tyre vazale në dëm të shqitparëve. Një nga deklaratat e tilla, është edhe ajo e z. Artan Grubi, numri dy i qeverisë Zaev dhe numri dy i BDI-së, dhënë TVM2, ku ai pranon hapur se në Maqedoninë e Veriut ekzistojnë politika antishqitpare ndër forcat politike të bashkëqytetarëve tanë që deklarohen maqedonas.

Nisur nga fakti botërisht i ditur se sistemet qeverisëse unitare shërbejnë për të zbatuar politika kombëtare përmes qeverive kombëtare, LSHD fton Artan Grubin si zëvendës kryeministër i parë i qverisë së koalicionit, bashkë me ministrat e tjerë të BDI, dhe vet kreun e BDI, të sqarojnë opinionin publik shqiptar, se çfarë politikash ndjekin ata në koalicionin qeverisës me këto forca politike që zbatojnë politika antishqiptare!?

Lexo po ashtu:  Moratorium 6-mujor, Serbia heq dorë nga aktivitetet ushtarake

LSHD i bën të ditur z. Grubi dhe eksponentëve të tjerë të BDI, se shqiptarët nuk gënjehen me deklaratat patetike dhe pseudopatriotike, sa për sy e faqe të zotit Grubi, se kontesti me Bullgarinë duheshka t’u sherbejë “qeverisjes maqedonase” dhe partive politike të bashkëqytetarëve tanë të deklaruar maqedonas si këmbanë alarmi për krimet që kanë bërë ndaj shqiptarëve. Sepse shqiptarët tanimë e kanë qartë, se janë pikërisht z. Grubi bashkë me ministrat e tjerë shqiptarë që janë vënë në shërbim, dhe zbatuesit më të zellshëm të këtyre politikave antishqiptare, madje së fundmi duke u konfrontuar edhe me shtetet fqinje në mbrojtje të këtyre politikave të përvetësimit të identietit, gjuhës, historisë, fesë… Janë pikërist ata që japin jetë karakterit unitar të shtetit që zbaton politika që ushqejnë frikën dhe terrrorin e mbjellur që në kohën e Mbretërisë Jugosllave ndër shqitparët ortodoks, për të mos deklaruar përkatësinë e tyre të vërtetë, edhe sot e kësaj dite.

Shqiptarët nuk besojnë genjeshtat e z. Grubi, i cili bën avokatin e “Maqedonisë së re” duke i’a faturuar të gjitha mëkatet ndaj shqiptarëve “Jugosllavisë së vjetër”. Sepse shqiptarët kanë mbamendjen për të mos harruar represaliet policore të “Maqedonisë së re” në popullsinë e pafajshme shqiptare, dhe sytë në ballë për të parë të njëjtin qjyqësor të pareformuar që nga koha e sistemit monist. Ashtu si edhe për të parë edhe sot e kësaj dite politikat e njëtja të përvetësimit të kishës dhe objekteve kishtare ortodokse edhe nga kjo qeveri, e cila para pak javësh festoi njëmijë vjetorin e Manastirit Mbigur, si objekt fetar ekskluzivisht sllav, atje në mes të maleve të Dibrës, rrethuar me shqiptarë.

Lexo po ashtu:  Senatorët amerikanë vizitojnë Kosovën

Për fat të keq, e gjitha kjo, nuk u lë fare përshtypje partive pseudo-opozitare ASH dhe AA, të zënë me ambiciet e tyre për pjesëmarrje me çdo kusht në qeverinë e zgjëruar, të propozuar me ngulm, gjatë gjithë kohës, nga ata vet.

E gjitha kjo ngarkon akoma më shumë LSHD-në, si partia e vetme opozirate, me përgjegjësinë e demaskimit të këtyre politikave antishqipare dhe angazhimit për një të ardhme më të mirë, jo vetëm për shqitparët, por për të gjith ata që duan të jetojnë në paqe duke respektuar njëri tjetrin.

Lëvizja për Shtet dhe Drejtësi
Kryesia qendrore
Kryetari:  Adnan Abdullahi-Voka

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *