Kohëzgjatja e leximit: 2 minuta

Analisti Nexhmedin Spahiu, ka deklaruar se kryeministri Albin Kurti, nëse nuk e zgjedh Vjosa Osmanin për postin e presidentit, ka edhe variante të tjera rezervë, duke përmendur emrin e Murat Jasharit.

Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.

☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.

“Albini ka edhe variante rezervë, e ka për shembull Murat Jasharin, mirëpo Murati për me u zgjedh president duhet me marrë një leje amerikane siç e ka marrë Albin Kurti para se me u bë kryeministër, kushti që e ka pas Albin Kurti nga kuq e zi me kalu në verdh e kaltër, edhe Murat Jashari për me u bë president duhet me kalu verdh e kaltërt, jo në varreza të kryeheronjëve të Kosovës valon flamuri i Shqipërisë, jo i Kosovës”, ka thënë Spahiu.

Pas kësaj ka reaguar Bekim Jashari.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka shpërndarë një mesazh patriotik, duke theksuar amanetin e të parëve dhe sakrificën e tyre, ndërsa ka bërë thirrje që flamuri kombëtar të mbahet lart me krenari.

Lexo po ashtu:  Çfarë postoi Angelina Jolie?

“Amanet na e lanë të parët, brez pas brezi e djalë pas djali”

Me gjakun dhe sakrificën e tyre u rritëm ne, për të të mbajtur lart me krenari.

Valo, o flamuri më i bukur në botë.🇦🇱”, shkruan Jashari në Facebook.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com