Sindikata e Telekomit, përmes një komunikate për media, ka bërë të ditur se nga ora 15:00 ka filluar tërheqja e mjeteve nga xhirollogaria e Telekomit prej Blerim Devollit.

“FSP-PTK ju njofton se, prej orës 15h ka filluar tërheqja e mjeteve nga xhirollogaria e Telekomit prej zhvatësit, kriminelit dhe oligarkut Blerim Devolli dhe përmbaruesit Ilir Mulhaxha, të mbështetur me vite nga grupet kriminale brenda dhe jashtë Telekomit. Me tërheqjen e këtyre mjeteve është rrezikuar në thelb shërbimet telekomunikuese në tërë Republikën e Kosovës dhe mirëqenia sociale e mbi 3300 familjeve”, thuhet në komunikatë.

FSP-PTK tutje shton se ashtu siç i ka paralajmëruar institucionet shtetërore për hapat që do t’i ndërmarrë në rast nuk lirohen llogaritë dhe tërhiqen mjetet, ju bëjmë me dije se nga këto momente fillojmë me hapat sindikalë që na mundëson ligji.

“FSP-PTK të hënë në ora 11:00 do të mbajë konferencë për media në objektin qendrorë të Telekomit në Prishtinë, ku do të shpalosen hapat që ndërmerren nga sindikata”, thuhet në komunikatë.

Lexo po ashtu:  Këta priten të jenë ministrat e Qeverisë Kurti 2

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *