Renis Hyka, është regjisori i ri shqiptar që momentalisht merr pjesë në Festivalin e Filmit në Sarajevë, i përzgjedhur në programin Talents Sarajevo, pjesë e CineLink Industry Days, i cili i kushtohet trajnimit të talenteve të filmit nga rajoni ynë, rritjes së tyre profesionale dhe krijimit të mundësive për bashkëpunim.

Emra të njohur të filmit ofrojnë gjatë takimeve me kineastët e rinj, ekperiencën dhe perspektivën e tyre mbi kinemanë.

Regjisori Hyka është mbështetur nga Qendra Kombëtare e Kinematografisë vitin e kaluar si pjesë e Paktit për Universitetit për filmin e tij të diplomës “Rasti i çuditshëm i Teresitës”, ndërsa në 2023-shin është miratuar për mbështetje financiare nga QKK edhe projekti i tij për film të shkurtër “Furracaku”./atsh/

Lexo po ashtu:  Personazhet e famshëm, pagesat për të gënjyer rreth Corona virus

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *