Restaurimi i ikonës “Shën Athanasi i Aleksandrisë” po zbulon pikturën origjinale e cila është e një cilësie më të lartë artistike.

Lajmi është bërë i ditur nga ministrja e Kulturës, Elva Margariti e cila shprehet se, “ikona “Shën Athanasi i Aleksandrisë” vjen nga një kishë në fshatin Skore, Gjirokastër”.

“Piktura origjinale është mbuluar nga një shtresë e dytë pikture realizuar me ngjyra vaji në fillimet e shek XX me një nivel të ulët artistik. Ekzekutimi është bërë mbi vernikun e pikturës së vjetër”, shprehet Margariti.

“Largimi i kësaj shtrese po zbulon pikturën origjinale e cila është e një cilësie më të lartë artistike dhe i takon fillimit të shek. XIX”, tha Margariti.

“Më përpara u restauruan dy ikona të tjera nga kjo kishë të cilat ishin ripikturuar në të njëjtën mënyrë”, tha Margariti.

Lexo po ashtu:  Letra e nanës - Loçka ime, si u bane kështu?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *