Restaurimi i ikonës “Shën Athanasi i Aleksandrisë” po zbulon pikturën origjinale e cila është e një cilësie më të lartë artistike.
Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.
☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.Lajmi është bërë i ditur nga ministrja e Kulturës, Elva Margariti e cila shprehet se, “ikona “Shën Athanasi i Aleksandrisë” vjen nga një kishë në fshatin Skore, Gjirokastër”.
“Piktura origjinale është mbuluar nga një shtresë e dytë pikture realizuar me ngjyra vaji në fillimet e shek XX me një nivel të ulët artistik. Ekzekutimi është bërë mbi vernikun e pikturës së vjetër”, shprehet Margariti.

“Largimi i kësaj shtrese po zbulon pikturën origjinale e cila është e një cilësie më të lartë artistike dhe i takon fillimit të shek. XIX”, tha Margariti.
“Më përpara u restauruan dy ikona të tjera nga kjo kishë të cilat ishin ripikturuar në të njëjtën mënyrë”, tha Margariti.




