Faik Konica: Shkrirja e dialekteve të shqipes

Botuar në revistën Albania, Bruksel – Viti 1898

Duke studiuar, qoftë edhe shkurtimisht, natyrën e gegërishtes e të toskërishtes, menjëherë bie në sy se ndryshimi që i ndan nuk është më i madh se ai që shquan mënyrën e të folurit të një Normandi nga ajo e një Gaskoni.

Do të thotë se në thelb ky ndryshim kufizohet në disa ngjyrime shqiptimi. Por në një vend ku mungon një traditë shkollore, këto ndryshime shqiptimi më tepër janë theksuar sesa janë zbutur; dhe shqiptarët, duke mos pasur si udhëheqës drejtshkrimorë as fjalorë, as akademi, ka rrjedhur që – kur ua ka marrë mendja të lëvrojnë gjuhën e vet – nuk kanë ndjekur rregulla të tjera drejtshkrimore, përveç atyre të transkriptimit të fjalëve ashtu si shqiptohen.
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress
Kështu, sikur t’ua jepnit sot një shqiptari të veriut dhe një shqiptari të jugut një tekst për ta përkthyer, do të kishit dy përkthime, gjuha e të cilave, në pikëpamje morfologjike, do të ndryshonte po aq sa ndryshon spanjishtja nga italishtja.

Lexo po ashtu:  Bashkëdhimbje/ Parlamenti Europian në këmbë duartroket për Ukrainën, Zelensky: Ka shumë të vdekur, po luftojmë për lirinë

As rreziku i bashkëjetesës së këtyre dy dialekteve të përkundërt, as vështirësia për t’ i shkrirë, nuk do t’u shpëtonin shqiptarëve të cilët janë të pajisur me njëfarë mendjemprehtësie. Çështja nuk qëndron a të zhduket gegërishtja apo toskërishtja, as madje të bëhet që shqiptarët të ndryshojnë, në përdorimin e përditshëm, dialektet e tyre përkatëse për të arritur te njëfarë njësie të foluri; gjë e pamundur.

Përveç kësaj kjo do të ishte ngathtësi, sepse të duash të ndryshosh të folmen e një populli, do të thotë të ndryshosh karakterin e tij e të shkatërrosh personalitetin e tij. Çështja qëndron te fakti që të arrihet të krijohet, përtej bashkëjetesës paralele të të folmeve toske e gege, një gjuhë letrare, një gjuhë e shkruar që të jetë e përbashkët për të gjithë shqiptarët.
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress

Po t’ ua vinim veshin disa shqiptarëve të shkolluar të cilëve ua kemi kërkuar mendimin, çështja as duhet parashtruar. Sipas mendimit të tyre, do të vijë një ditë në të cilën dialekti toskë – posa të arrijë, nëpër një zhvillim që ne e shohim çdo ditë në përparim, te lartësia e gjuhëve të mëdha moderne – ka për ta thithur në mënyrë të pashmangshme dialektin gegë, që ka qëndruar i palëvruar; dhe ata cekun, në mbështetje të mendimit të tyre, këtë fakt, në vetvete të saktë, se shumë shqiptarë-gegë përdorin toskërishten kur shkruajnë.

Lexo po ashtu:  Gazeta “SonntagsBlick”: - Me mbiemra shqiptarë dhe turq, më pak shanse për të marrë banesë në Zvicër

Por ne nuk e përkrahim këtë mendim; sepse, ndonëse fakti që ata sjellin nuk na duket fort bindës, dialekti gegë përmban me qindra trajta të humbura nga toskët e që janë visare të vërteta të trashëguara nga të parët tanë të lashtësisë. Mjaft të sjellim në mend mbaresën –mun të pjesores gege, që daton së paku dymijë vjet, e që s’ është gjë tjetër veçse -mέnoV i pjesores greke (khs. shkrumun, gegrammέnoV).

Ndoshta çështja mund të kishte një zgjidhje të lehtë e të shpejtë, po qe se toskërishtja do të ruhej si gjuhë e prozës dhe gegërishtja e poezisë. Karakteri përkatës i dy dialekteve padyshim do të rregullohej në këtë rol. Ecja e gjerë dhe fisnike, ndonëse pak e lakueshme, e gegërishtes duket se i përshtatet ritmit të mendimeve e të ndjenjave.

Tash vonë kemi botuar një tingëllim të mrekullueshëm, i pari në gjuhën tonë, prej një autori të ri shkodran, i cili jep një ide të asaj që mund të bëhet dialekti gegë ndër duar të afta. Herën e fundit kemi botuar dy tingëllime të tjera, prapë të një autori gegë, bukuria e fuqishme e të cilave e vërteton këtë përshtypje.

Lexo po ashtu:  Shefi i deputetëve të LDK-së, Arben Gashi, i infektuar me COVID-19

Por, të thuash të drejtën, realizimi i këtij mendimi nuk do të ishte i mundur në një vend ku njerëzit, në përgjithësi me pak dijeni për dialektin e vet, janë më pak të aftë të mësojnë ta shkruajnë dialektin fqinj. Jo! Zgjidhja më e mirë e problemit, ajo më praktike, do të ishte krijimi i një gramatike – të miratuar nga shqiptarët e shkolluar dhe nga albanologët – në të cilën të gjitha elementet dialektore, të grupuara, të pajtuara, të bashkërenditura, sipas një metode racionale e shkencore, do të lindnin një gjuhë të përbashkët për të gjithë shqiptarët, sikurse grekët që kanë Koïnê glôssa.
/MekuliPress.com/ 
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *