“Perandoria Osmane ka ngritur mur mes shqiptarëve dhe Evropës, në radhë të parë me ideologjinë fetare islame si ideologji e saj shtetërore, por jo vetëm me të.
Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.
☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.Robëria turke ka cënuar rëndë zhvillimin e popullit shqiptar: ia ka këputur lidhjet që deri atëherë ka vënë me Evropën; ia ka ndërruar drejtimin që deriatëherë ka përvijuar; ia ka çrregulluar ritmin jetësor që deri atëherë ka krijuar.
Duke e shkëputur prej Evropës, pothuaj, në të gjitha pikpamjet, robëria turke do ta vonojë zhvillimin e popullit shqiptar, mandje në të gjitha fushat: materiale, ekonomike, kulturore, qytetëruese urbane.”

– Rexhep Qosja, “ Çështja Shqiptare” /MekuliPress.com/
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress




