Ja mendimi i akademik Rexhep Qosjes rreth shkëmbimit të pjesës veriore të Mitrovicës me Luginën e Preshevës. MekuliPress ju rikujton se kjo Intervistë është bërë në dhjetor të vitit 2012:


1. Në një deklaratë të paradokohshme, ish-Kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi, propozoi shkëmbimin e pjesës veriore të Mitrovicës me Luginën e Preshevës. A ju duket ky një “pazar” i arsyeshëm?

Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress

-Propozimi është interesant, gjithsesi i arsyeshëm, por, si duken punët, i pasendërtueshëm. Kush i njeh programet kombëtare serbe, veçanërisht ato të Vasa Çubrilloviqit, e di se Lugina e Preshevës konsiderohet luginë me rëndësi të madhe strategjike, që lidh Serbinë me Luginën e Vardarit. Vështirë se Serbia do ta pranonte shkëmbimin që propozon ish-kryeministri ynë i çmuar, Bajram Rexhepi. Dhe, pse më në fund, ta pranojë? Serbia mendon të mbajë edhe Luginën e Preshevës, edhe Mitrovicën Veriore, me Kolashinin dhe Zubin Potokun. Më në fund, ajo ato është duke i mbajtur! Për ta bërë Serbinë që t’i lëshojë ato duhet një luftë e re! Por, koha e luftave njëherë për njëherë ka kaluar… /MekuliPress.com/ 
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress

Lexo po ashtu:  Reagon ministrja Haxhiu, përmend terminalet doganore e postet diplomatike për votën e Presidentit - Ata që po thonë se e paskemi provokuar situatën me ligjin sepse votat i keni pasur, janë të njëjtit që thonin se A.Veliu nuk është dashur të shkarkohet se ai veprim e provokoi rrëzimin e Qeverisë

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *