Në 21-vjetorin e shënimit të Epopesë së Lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, prej familjes Jashari, ka folur edhe përfaqësuesi i tyre, Rifat Jashari, i cili është shprehur se për herë të parë Kosova po e shënon këtë Epope me ushtrinë e saj.
Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.
☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.Duke uruar ushtrinë e Kosovës, Rifat Jashari theksoi se kjo ushtri duhet ta mbrojë territorin në të njëjtën formë siç veproi Ushtria Çlirimtare e Kosovës.
“Ushtrisë së Kosovës i dëshiroj shëndet dhe lumturi që gjithmonë të jenë të gatshëm të mbrojnë territorin e Kosovës ashtu siç e mbrojtën edhe ushtarët e UÇK-së”, tha ai.

/MekuliPress.com/
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress




