Një pjesë e vogël e Murit të Madh të Kinës është rihapur për vizitorët që ky 24 mars, një shenjë se jeta në Kinë ngadalë po kthehet në normalitet pas epidemisë së koronavirusit.

Seksioni Badaling, i cili shtrihet nga Bei Liu Lou deri në Nan Wu Lou Ban, do të jetë i hapur çdo ditë nga 9 e mëngjesit në 4 pasdite, raporton CNN.

Rreth 70 kilometra larg Pekinit, është pjesa më e njohur e murit për turistët. Ishte vizituar në atë masë që zyrtarët kishin kufizuar numrin e vizitorëve në 65,000 në ditë që nga qershori i vitit të kaluar.

Zyrtarët kinezë thanë në një deklaratë se ata do të lejonin vetëm 30 përqind të numrit të zakonshëm të vizitorëve deri më tani në zonë.

Për të lejuar hyrjen, vizitorët duhet së pari të prenotojnë një biletë paraprakisht.

Pas mbërritjes, temperaturat e tyre do të kontrollohen.

Vizitorët duhet të kenë një kod QR të regjistruar shëndetësor (një sistem përmes AliPay ose një aplikacion WeChat të lidhur me ID e tyre), i cili shfaqet si “jeshil” ose i shëndetshëm para se të lejohen të hyjnë.

Lexo po ashtu:  Facebook krijon një version të Messenger Rooms për kompanitë e bizneset

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *