Në datën 25 shtator 2019, Këshilli i Ministrave ka miratuar vendimin për Miratimin e Dokumentit të Rishikimit të Strategjisë së Mbrojtjes, që sipas përcaktimeve bazë

paraqet bazën e zhvillimit të kapaciteteve të ardhshme dhe madhësinë e Forcave të Armatosura, si dhe përparësitë për transformimin e mëtejshëm të tyre për arritjen e synimeve dhe objektivave të përcaktuar në dokumentet strategjike.

Dokumenti vendos përkufizime dhe merr në kosnideratë vlerësime të reja për mjedisin ndërkombëtar dhe rajonal të sigurisë në bazë të të cilave ndërton edhe objektivat e vet. Sa i përket rajonit, qeveria shqiptare vlerëson se ai preket nga “kërcënime jokonvencionale”, duke përjashtuar eventualisht që tensionet tradicionale ndërshtetërore të diktojnë përkufuizimin e rreziqeve të konfrontimit ushtarak.

Kur vjen puna në vlerësimin e mjedisit të brendshëm të sigurisë, autoritetet shqiptare kanë vlerësuar se konfliktet fetare paraqesin potencial për shkak të ekspozimit të vendit ndaj vatrave të nxehta.

Pozita gjeografike e ekspozon vendin tonë ndaj dukurive  të transitit të narkotrafikantëve me origjinë nga Azia dhe e vendos atë afër rreziqeve që burojnë nga destabiliteti në Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut. Transferimi i konflikteve politike, veçanërisht i atyre me bazë fetare  etnike,  trafiqet dhe   emigracioni i paligjshëm mbeten sfida të rëndësishme për sigurinë e vendit.

Në të ardhmen, Shqipëria do të vijojë të jetë e ekspozuar ndaj kërcënimeve tradicionale ushtarake, formave të tjera të kërcënimeve terroriste, kërcënimeve  kibernetike, luftës  hibride,  emigrimit të paligjshëm, krimit të organizuar dhe aktiviteteve të shërbimeve të huaja të inteligjencës.

Ekstremizmi i dhunshëm me frymëzim ideologjik,  fetar dhe nacionalist do të vazhdojë të jetë sfidë dhe kërcënim konstant për sigurinë kombëtare.  Zhvillimet jo të mjaftueshme social-ekonomike,  varfëria, mungesa e arsimimit në shtresa të caktuara të shoqërisë krijojnë terren për zhvillimin e kësaj dukurie, thuhet në dokument.

Lexo po ashtu:  Kosova dhe Izraeli: shtetndërtime të ndërkëmbyeshme - Lidhja e Kombeve, e konsideronte Shqipërinë si një ‘atdhe rezervë’ për hebrenjtë.

Në serinë e kërcënimeve hyn edhe emigrimi që pranohet se ka potencial destabilizues për shkak se Shqipëria është një vend tranzit. 

Ndryshimet klimatike dhe demografike mund të çojnë në rritjen globale të varfërisë, urisë, emigracionit të paligjshëm dhe përhapjes së sëmundjeve pandemike. Republika e Shqipërisë, nisur nga pozicioni gjeografik, mund të shërbejë si vend transit dhe mund të preket nga një fluks i konsiderueshëm migrantësh me origjinë nga vendet në konflikt dhe të pastabilizuara. Kjo dukuri kërcënon sigurinë e vendit tonë, rrit mundësinë e projektimit të dukurive të terrorizmit dhe kërkon angazhim të madh të burimeve kombëtare dhe strukturave të sigurisë , thuhet në dokument.

Instrumenti kryesor i sigurisë janë Forcat e Armatosura të cilëve u njihet një rol thelbësor edhe në ruajtjen e rendit kushtetues që përshkruhet si interes strategjik i vendit, të cilat ruajnë ndarjen tradicionale në forca tokësore, detare dhe ajrore.

Detyrat që u vihen këtyre forcave duhet thënë se nuk përkojnë me kapacitetet e tyre, sidomos për forcat detare dhe ato ajrore. Këto të fundit sipas dokumentit do t’i plotësojnë detyrat e veta edhe me ndihmën e NATO-s, ku baza e Kuçovës përmendet nominalisht si bazë taktike e Aleancës, çka I shton një element më shumë sigurisë, kapaciteteve reale, por edhe ekspozimit të vendit.

Lexo po ashtu:  Shteti që jeton me kërcënimin rus: I presim që nga Lufta e Dytë Botërore!

Kur vjen puna te përcaktimi i seknarëve që do kërkojë angazhimin e FA-së, dokumenti përcakton ndarjen mes atyre ku FA do të ketë rol parësor dhe atyre që FA-të kanë rol plotësues.

Dokumenti shkruan qartë se detyrimi i Shqipërisë për të kontribuuar për mbrojtjen me 2% të Prodhimit të Brendshëm Bruto do të arrihet në fund të vitit 2024, pra pas pesë vjetësh, çka e vendos vendin tonë në një stress të vazhdueshmë financiar nisur nga situate e tanishme dhe parashikimet e përgjithshme ekonomike. Nga ky fond, 20% planëzohet që të shkojë për modernizimin e forcave të armatosura, pra për blerje armatimesh dhe trajnime.

Shqipëria njeh me këtë rishikim dy interesa me rëndësi jetike kombëtare:

a) ruajtja e pavarësisë, sovranitetit dhe integritetit territorial të vendit tonë;

b) ruajtja e identitetit kombëtar

Të tjerat klasifikohen si interesa strategjike dhe përfshijnë një gamë të gjerë fushash.

Në përfundimet e veta, dokumenti në fjalë përcakton rreziqe konkrete, por të cilave nuk u vë një emër kur vjen puna për përgjegjësinë dhe burimin e tyre. Në një prej paragrafëve thuhet:

Refuzimi për të njohur rendin dhe juridiksionin aktual ndërkombëtar, nga aktorë shtetërorë dhe joshtetërorë, mund të rrisë mundësitë e konflikteve ushtarake konvencionale dhe jokonvencionale në periferi të kufijve të Aleancës dhe Evropës, ku ndodhet gjeografikisht vendi ynë. Këto kërcënime, për shkak të këtij konteksti politik, historik e gjeopolitik, paraqesin një sfidë për sigurinë kombëtare, për të cilën vendi ynë duhet të përgatitet dhe të reagojë në mënyrë plotësisht të përshtatshme

Aktualisht ka dy aktorë shtetërorë që sipas perspektivës perëndimore nuk njohin rendin ndërkombëtar: Rusia dhe Turqia. Rusia me dy ndërhyrjet në Gjeorgji dhe Ukrainë dhe Turqia e Erdoganit që ka deklaruar zyrtarisht nevojën për rishikimin e Traktatit të Lozanës dhe nuk pranon kufijtë e tanishëm në Egje. Nuk është e qartë gjithësesi sa ka të bëjë ky përcaktim evaziv me Turqinë, një vend me të cilin Shqipëria pretendon se ka raporte strategjike dhe që është anëtare e NATO-s.

Lexo po ashtu:  Një Europë më e fortë, por jo Shtete të Bashkuara të Europës

Një tjetër aktor shtetëror që nuk njeh rendin aktual është edhe Serbia, e cila vijon me qëndrimin për mosnjohjen e pavarësisë së Kosovës, por sërish ky përkufizim merret me potencialin e konflikit dhe nuk përcakton përgjegjësinë konkrete.

Në thelbin e vet, dokumenti, nëse do ta marrim seriozisht për atë që shkruan, paralajmëron riarmatosje dhe një rol të ri të ushtrisë si dhe marrjes nën kontroll të territorit përmes mjeteve të reja në mënyrë që përmbushja e detyrës së ruajtjes së sovranitetit të mos tingëllojë teorike. Mbetet për t’u parë realizimi i detyrimeve që rrjedhin nga dokumenti që konsideron rreziqe ngado, veçse nga politika e brendshme që po çon në zbrazjen e vendit dhe po cenon kohezionin shoqëror. /MekuliPress/ Nëse e keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *