Kohëzgjatja e leximit: 3 minuta

Shekulli i nëntëmbëdhjetë u përmbyll me përpjekjet e pafrytshme të rilindësve për të siguruar shkolla shqipe në katër vilajetet me shumicë shqiptare në Perandorinë Osmane.

Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.

☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.

Derisa mësimi shqip konsiderohej ilegal dhe ndaj arsimdashësve bëheshin persekutime nga më të ndryshmet, e njëjta nuk mund të thuhet edhe për shkollat serbe në Vilajetin e Kosovës.

Krijimi i shtetit autonom serb më 1830 nën suzernitetin e Sulltanit dhe njohja e ndërsjellë nga Porta e Lartë do t’i jepte dritën jeshile hapjes së shkollave laike serbe edhe jashtë territorit të Serbisë autonome.

Së këndejmi, serbët siguruan leje për hapjen e shkollave të para në Prizren qysh me 1836. Vite më vonë, me 1848 hapen shkolla të ngjashme serbe edhe në Graçanicë, Vushtrri dhe Pejë.

Lexo po ashtu:  23 janari shënon themelimin e Lidhjes së Pejës, një nga momentet kyçe të lëvizjes kombëtare shqiptare

Kulmi i të drejtave kulturore dhe arsimore të serbëve në Vilajetin e Kosovës do të arrinte me hapjen e seminarit ortodoks në Prizren më 1871, i njohur si «Bogoslovija», që sipas fjalëve të studiuesit Robert Elsie, përbënte edhe bërthamën e parë universitare në Kosovë.

Përkrahja e vazhdueshme nga ana e Qeverisë së Beogradit por edhe lehtësirave që krijonte qeveria osmane solli shtimin konstant të numrit të shkollave serbe gjithandej Vilajetit të Kosovës.

Një studim i bërë së fundmi thotë që në vitin shkollor 1893/94 vetëm në sanxhakun e Prishtinës funksiononin 27 shkolla serbe për meshkuj dhe 4 të tjera për femra, me gjithsejtë 1149 meshkuj dhe 207 femra.

Në kapërcyell të shekullit nëntëmbëdhjetë vlerësohej se 1/3 e nxënësve në shkollat serbe ishin femra. Rrjeti i shkollave laike dhe kishtare serbe në Vilajetin e Kosovës do të fitonte edhe të tjera lehtësira nga autoritetet e Vilajetit.

Brenda rrugëve legale, në Graçanicë funksiononte edhe shtypshkronja kishtare, në të cilën më 1884 u shtyp libri i parë i leximit për shkollat serbe në vilajet, e një vit më vonë do të shtypej edhe abetarja e parë në serbisht.

Lexo po ashtu:  Alfabeti i gjuhës shqipe i njohur si ‘ Elbasan Script’

Në gazetën «Prizren», organ zyrtar i Vilajetit të Kosovës që botohej në osmanisht dhe serbisht, në një nga numrat e parë jepej me pompozitet lajmi për hapjen e shkollave serbe se «Me simpati lajmërohet urdhri i vilajetit, që në çdo fshat, që ka më se 100 shtëpi, të ndërtohet një shkollë e bukur».

«Mearif Nezareti», ose Ministria e Arsimit në Qeverinë osmane që ishte themeluar qysh në vitin 1857, nuk dha leje për shkolla shqipe as edhe atëherë kur rilindësit shqiptarë në Stamboll po e problematizonin këtë çështje gjithnjë e më zëshëm, madje edhe në instancat më të larta të shtetit osman.

E vetmja shkollë shqipe në Vilajetin e Kosovës ishte ajo e hapur nga shkodrani, Mati Logoreci. Ajo u hap në vitin 1889 në Prizren në shtrëngesën e aktivitetit ilegal, bashkë më mësuesin Lazër Lumezi. /konica/ /MekuliPress/ Nëse e keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *