Një film ndërkombëtar që do të trajtojë luftën e Kosovës pritet të bashkojë disa nga emrat më të njohur të Hollywood-it, mes tyre edhe legjendën e kinemasë Robert De Niro.

Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.

☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.

Lajmin e ka bërë të ditur producenti kosovar Fitim Krasniqi, i cili ka konfirmuar se De Niro do të luajë rolin e babait të tij, në një histori të bazuar mbi ngjarje të vërteta që lidhen me masakrën e Reçakut dhe zhvillimet e luftës nga fillimi deri në fund.

“Është historia e babait tim dhe e luftës që ka ndodhur në Kosovë. Babai im u plagos dhe më pas u dogj për së gjalli. Ky film është një homazh për të dhe për të gjithë ata që u flijuan”, ka rrëfyer Krasniqi në një intervistë me gazetarin Blendi Fevziu.

Producenti tha se në projekt do të përfshihen 71 aktorë nga Hollywood-i, me kontrata tashmë të nënshkruara, ndërsa xhirimet do të nisin vitin e ardhshëm, pasi janë shtyrë për arsye organizative.

Lexo po ashtu:  Ava Max publikon këngën më të re, në bashkëpunim më këngëtarin e njohur amerikan

Filmi pritet të jetë një dramë me mesazh të fuqishëm njerëzor, që synon të sjellë në ekran tragjedinë dhe qëndresën e popullit të Kosovës përmes një rrëfimi personal, por me jehonë universale.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com