Kohëzgjatja e leximit: 1 minuta

Kreu i qeverisë, në kuadër të rindërtimit këtë të premte ka zgjedhur që të jetë në Lagjen 5 Maji në Tiranë, ku 100 familje janë kthyer në banesat e tyre.

Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.

☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.

Në bashkëbisedimin me qytetarët ai ka bërë ironi dhe me situatën politike që ka përfshirë së fundmi kampin opozitar, ku Berisha me mbështetësit e tij kërkon largimin e kryetarit të PD-së Lulzim Basha.

Rama ka porositur qytetarët që të mos shkojnë pas bravave, por të ruajnë bravat e tyre që të mos jua ndërrojnë.

“Ju lë posi që të bëni kujdes për bravat se ka filluar në qytet një çështje bravash dhe ruani bravat mos jua ndërrojnë dhe bëni kujdes nga çelsat që nuk kanë lidhje me bravën, mbani çelsin tuaj e mos shkoni pas bravave që nuk fusin asnjë çels”, ka thënë Rama.

Lexo po ashtu:  Prej 4 ditësh me mijëra shqiptarë bllokuar në kufirin me Greqinë. Radhë kilometrike. Qeveria heshtë!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *