Në kuadër të organizimit të Ministrisë së Diasporës për “Ditët e Diasporës” të shtunën në Rugovë të Pejës ka nisur kampi i diasporës.

Më shumë se 30 fëmijë nga vende të ndryshme të Evropës, po marrin pjesë në këtë kamp, i cili ka për qëllim kryesor krijimin dhe forcimin e lidhjes mes fëmijëve dhe vendlindjes së tyre.

Përmes aktiviteteve dhe lojërave të shumta që organizohen në kamp, synohet gjithashtu ruajtja e traditës, kulturës dhe gjuhës shqipe.

Fëmijët do arrijnë të krijojnë lidhje shoqërore edhe me fëmijët nga Kosova, duke forcuar kështu dashurinë për vendlindjen.

Kampi do të zgjasë deri me 24 korrik.

Lexo po ashtu:  Vetëm pasi pema e fundit të jetë prerë; vetëm kur lumi i fundit të jetë helmuar; vetëm kur peshku i fundit...

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *