Në kuadër të organizimit të Ministrisë së Diasporës për “Ditët e Diasporës” të shtunën në Rugovë të Pejës ka nisur kampi i diasporës.
Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.
☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.Më shumë se 30 fëmijë nga vende të ndryshme të Evropës, po marrin pjesë në këtë kamp, i cili ka për qëllim kryesor krijimin dhe forcimin e lidhjes mes fëmijëve dhe vendlindjes së tyre.
Përmes aktiviteteve dhe lojërave të shumta që organizohen në kamp, synohet gjithashtu ruajtja e traditës, kulturës dhe gjuhës shqipe.

Fëmijët do arrijnë të krijojnë lidhje shoqërore edhe me fëmijët nga Kosova, duke forcuar kështu dashurinë për vendlindjen.
Kampi do të zgjasë deri me 24 korrik.




