Programi hapësinor i Rusisë kërcënoi se do të lërë një astronaut amerikan në bordin e Stacionit Ndërkombëtar të Hapësirës.

Mark Vande Hei, një 55-vjeçar i martuar, baba i dy fëmijëve nga Teksasi ka të planifikuar të kthehet në Kazakistan me dy kozmonautë rusë në një anije kozmike ruse Soyuz më 30 mars, pasi ai ka kaluar gati një vit në bord.

Por në kulmin e sanksioneve të SHBA kundër Rusisë për shkelje të të drejtave të njeriut në Ukrainë, kreu i agjencisë ruse të hapësirës Dmitry Rogozin ka kërcënuar se do ta lërë atë në hapësirë.

Ai madje ka prodhuar një video rrëqethëse që u postua në Tëitter nga NASA Watch. Video me tekstin “Lamtumirë” tregon 2 kozmonautët rusë në bord që e përshëndesin amerikanin dhe shkëputin segmentin rus të stacionit.

“Studio televizive Roscosmos bëri me shaka mundësinë e tërheqjes së Rusisë nga projekti ISS dhe heqjen e segmentit rus të stacionit, pa të cilin pjesa amerikane e projektit nuk mund të ekzistojë”, – u tha në një sqarim të Ria Novosti.

Lexo po ashtu:  Kurti: 5 janë arrestuar, janë identifikuar edhe 28 të tjerë të dhunshëm

“Është një kërcënim i tmerrshëm. Kur e dëgjova për herë të parë, qava shumë. Është shumë shqetësuese. Ne thjesht po lutemi” – tha nëna e astronautit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *