Pjesa më e madhe e rusëve mbështesin reformën e propozuar që do ta lejojë Vladimir Putinin të kandidojë sërish për president në 2024 dhe të qëndrojë me gjasë në pushtet deri në 2036-ën. Kjo rezulton nga kompanitë e sondazheve në Rusi, pak ditë para përfundimit të votimit.

Rreth 76 përqind e të anketuarve kanë votuar pro paketës së amendamenteve që varion nga pensione më të mira dhe rritje e pagave minimale e deri tek shtyrja e mandateve në pushtet të Putinit. Opozita e konsideron procesin të paligjshëm dhe të manipuluar. Votimi nisi në Rusi të enjten pas një vendimi për ta zgjatur procesin për një javë në mënyrë që të evitohen grumbullimet gjatë pandemisë së koronavirusit.

Reklamat në televizione u kërkojnë rusëve të votojnë, pa përmendur klauzolën që efektivisht e zeron kohën e Putinit në Kremlin dhe hap mundësinë që ai të qëndrojë në pushtet edhe për dy mandate të tjera të plota, deri në 2036. Kremlini e shtyu votimin që ishte planifikuar të mbahej më 22 prill ndërsa rastet e koronavirusit u rritën dhe zyrtarët vendosën kufizime për të ngadalësuar përhapjen.

Lexo po ashtu:  Lëvizje të reja në partitë politike shqiptare/ Në Maqedoni të Veriut bëhet thirrje për “Asociacion” si të komunave serbe në Kosovë

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *