Mësuesit në Rusi kanë marrë vaskinën e Covid-19 këtë Javë, ndërkohë që vendi lajmëroi nisjen e programit vullnetar të vaksinimit në masë kundër koronavirusit. Presidenti Vladimir Putin, urdhëroi vaksinimin e mësuesve, stafit mjekësor dhe punëtorët social në të gjithë Rusinë. Presidenti tha se Rusia do të prodhojë 2 milionë doza të vaksinës në ditët e ardhshme. Një spital në Domodedovo, një qytezë pranë Moskës, deklaroi se 100 doktorë kanë marrë 2 doza të vaksinës dhe se injeksioni është tashmë i disponueshëm jo vetëm për mësuesit, por edhe për publikun e përgjithshëm. Shefi mjekësor tek spitali, Andrei Osipov, tha se nuk ka patur deri më tani ndërlikime apo efekte anësore.

“Kemi nisur vaksinimin për njerëzit që punojnë tek spitali. Deri më tani, këto 100 njerëz kanë marrë 2 doza dhe nuk kanë patur ndonjë efekt anësor. Çdo javë ne marrim pako të vaksinës për punëtorët mjekësor , stafin e shërbimit social, si dhe banorët e zakonshëm. Sot ne nisën fazën e radhës së vaksinimit, me punëtorët e edukimit.”

Lexo po ashtu:  𝐀𝐆𝐊-𝐣𝐚: 𝐛𝐢𝐬𝐡𝐭𝐢 𝐢 𝐨𝐥𝐢𝐠𝐚𝐫𝐤𝐞̈𝐯𝐞, 𝐡𝐢𝐣𝐚 𝐞 𝐨𝐩𝐨𝐳𝐢𝐭𝐞̈𝐬 𝐝𝐡𝐞 𝐟𝐚𝐧𝐭𝐚𝐳𝐦𝐚 𝐞 𝐔𝐍𝐌𝐈𝐊-𝐮𝐭

Sputnik V, një prej 2 vaksinave të prodhuara në Rusi që merr miratim rregullator brenda vendit, kërkon 2 injeksione. Rusia deklaroi muajin e kaluar se vaksina Sputnik është 92% efektive në mbrojtjen e njerëzve nga Covid-19, sipas rezultateve të brendshme.

Klevis Llaha

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *