Agjencia ruse e zbulimit ka akuzuar kancelarin gjerman Friedrich Merz se po kërkon të fshehë furnizimin me raketa të Kievit. Përmes një deklarate të cituar nga agjencia “Tass” kancelari gjerman megjithatë nuk do mundet të fshehë trupat gjermane që do detyrohet të dërgojë në front për drejtimin e tyre.
Nëse vlerësoni gazetarinë tonë të pavarur, na mbështetni me një "kafe" simbolike për të mbajtur Mekuli Press të lirë nga çdo ndikim!
☕ Mbështete sot MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptarePasi u zgjodh kancelar Merz dha garanci te Zelenskiy se Kiev do të merrte raketat “Taurus” për goditje brenda Rusisë. Sipas agjencisë ruse po fshihen të dhënat e prodhimit të fabrikës dhe disa pjesë po zëvendësohen.
Agjencia ruse pretendon se shumë politikanë europianë janë të shqetësuar nga rerorika antiruse e Merz të cilën pala ruse ia atribuon sfondit familjar nazist të kancelarit.

Ai u rrit nga gjyshi i vet Josef Paul Sauvigny dhe babai Joachim Merz që i shërbyen me besnikëri regjimit nazist. Kjo është arsyeja pse Friedrich është i obsesionuar me idenë e hakmarrjes për mposhtjen e Gjermanisë nga BS
shkruhet në deklaratë.
Agjencia shton një paralajmërim sipas të cilit furnizimi me raketa “Taurus” e ekspozon Gjermaninë ndaj goditjeve ushtarake.
