Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka mbajtur një deklaratë për shtyp të martën e 5 prillit.

Ai ka theksuar se, trupat ruse janë zhvendosur nga Kievi, por me një qëllim.

“Javën e ardhshme, Rusia do të intensifikojë sulmet e saj në lindje të Ukrainës, Donbass”, tha Stoltenberg.

Kështu, Rusia nuk po heq dorë nga ofensiva e saj në Ukrainë, por do të përpiqet të ripërqendrohet në marrjen e plotë të rajonit të Donbass-it në javët e ardhshme.

Rusia aneksoi Gadishullin e Krimesë nga Ukraina në vitin 2014 dhe ka mbështetur rebelët separatistë të cilët pak kohë pasi pushtuan pjesë të territorit në Donbass.

Ai shtoi se së bashku me aleatët e NATO-s kanë diskutuar mbi strategjinë e së ardhmes.

Sipas tij, aleatët do të dërgojnë armë anti-tank dhe ndihma financiare.

“NATO do të japë përkrahje në fushën kibernetike për Ukrainën”, tha ai.

Sekretari ravijëzoi se vëmendja do të jetë te dy shtetet që janë më te rrezikuara nga ndikimi rus, edhe pse nuk janë pjesë e NATO-së.

Lexo po ashtu:  “Kurti e Osmani ‘antibiotik’ kundër mafisë e krimit”

Këtu bëhet fjalë për Gjeorgjinë dhe Bosnje-Hercegovinën.

Po ashtu ai tha se mizoritë në Bucha të Ukrainës nga pala ruse janë një krim lufte dhe të tilla duhet të cilësohen.

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *