Rusia ka bërë të ditur se strategjia e saj e politikës bërthamore mbetet mbrojtëse dhe se ajo e konsideron atë një element të stabilitetit strategjik. Gjatë fjalës së vet në Konferencën Ndërkombëtare të Sigurisë në Moskë, shefi i Shtabit të ushtrisë ruse, Valery Gerasimov ka deklaruar se:

Dokumenti konfirmon parashikimet e Doktrinës Ushtarake se politika bërthamore jona është tërësisht mbrojtëse

Në të njëjtën fjalë, Gerasimov ka shtuar se pikëpamja ruse për armët bërthamore qëndron në idenë se ato janë elementë të stabilitetit strategjik, çka nënkupton se shtimi dhe modernizimi i tyre nga njëra palë, ushqen të drejtën për të njëjtën gjë nga pala tjetër. Në këtë kuadër, ai ka zbuluar edhe momentin kur Kremlini gjykon se ka të drejtë të përdorë këtë dispozitiv: “Rusia rezervon të drejtën e përdorimit të armëve bërthamore në përgjigje të përdorimit të armëve bërthamore apo armëve të tjera të shkatërrimit në masë kundër saj dhe aleatëve të saj, apo në raste të agresionit kundër Rusisë me armë konvencionale kur ai kërcënon ekzistencën e vetë shtetit”.

Lexo po ashtu:  Macron qytetarëve të pavaksinuar: “Nuk mund ta pranoj, ju po e rrezikoni lirinë e njerëzve të tjerë”

Strategjia e Rusisë i përgjigjet një klime të përgjithshme për përhapjen e armëve bërthamore dhe gatishmërisë në rritje për t’I përdorur ato sa kohë që perceptimi për kërcënimet dhe karakterin kritik të tyre sa vjen dhe rritet. Kjo u vu në dukje edhe në një raport të fundit të SIPRI-t – Instituti Ndërkombëtar për Kërkime mbi Paqen në Stokholm, por u nënvizua edhe si mendim dominues nga qeveria britanike që në mars të këtij viti vendosi rritjen e kokave bërthamore për nëndetëset e veta Trident.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *