Presidenti rusi Vladimir Putin udhëzoi sot dy ministri të zhvillojnë bisedime për marrjen e pronave shtesë në Siri, transmeton Anadolu Agency (AA), përcjell MekuliPress.com

Ministritë ruse të Mbrojtjes dhe të Punëve të Jashtme do të negociojnë me palën siriane për transferimin e zonës shtesë tokësore dhe ujore nën marrëveshjen e qirasë, duke autorizuar Rusinë të përdorë objektin detar në Tartus dhe bazën ajrore Hmeimim për 49 vjet mbi një bazë pa pagesë, thuhet në dokumentin e publikuar në uebfaqen zyrtare.

“Pranoni propozimin e qeverisë së Federatës Ruse për të nënshkruar Protokollin Nr. 1 të marrëveshjes midis Federatës Ruse dhe Republikës Arabe Siriane për vendosjen e një grupi aviacioni të Forcave të Armatosura të Federatës Ruse në territorin e Republikës Arabe Siriane të datës 26 gusht 2015 për transferimin e zonave shtesë tokësore dhe ujore”, thuhet në dokument.

Siria është përfshirë nga një luftë e egër civile që nga viti 2011, kur regjimi i Bashar al-Assad-it ndërhyri me egërsi ndaj demonstruesve.

Sipas të dhënave të OKB-së, që atëherë qindra mijëra njerëz janë vrarë dhe më shumë se 10 milionë janë zhvendosur, përderisa gratë dhe fëmijët vazhdojnë të mbajnë barrën e plotë të konfliktit.

Lexo po ashtu:  Islami: Rama tentoi të takonte Putinin më 2020, por u refuzua. Për takimin me Lavrov nuk ekziston asnjë dokument

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *