• Muzika shpreh atë që nuk mund të thuhet, dhe për të cilën nuk mund të heshtësh
  • Kur një grua është duke të folur, dëgjo atë që po thotë me sytë e saj
  • Djalë, vëlla, baba, i dashur, shok. Ka hapësirë në zemër për të gjitha dashuritë, ashtu sikurse ka hapësirë në qiell për të gjithë yjet
  • Jeta është lulja, për të cilën dashuria është mjalti
  • Iniciativa është të bësh gjënë e duhur, pa ta thënë kush
  • Kur diktatura është fakt, atëherë revolucioni bëhet një e drejtë
  • Një ferr inteligjent, do të ishte më mirë se sa një parajsë idiote
  • Ndrysho mendimet, por mbaju parimeve; ndrysho gjethet, por lëri të paprekura rrënjët
  • Buzëqeshja e gëzimit është pranë lotëve, se sa të qeshurës
  • 40 është mosha e vjetër e rinisë; 50 është mosha e re e pleqërisë
  • Shpirti ka iluzione, ashtu si zogu ka krahë; ai mbahet pas tyre
  • Reagimi – një varkë që shkon kundër rrymës, por që nuk e pengon rrymën të vazhdojë të rrjedhë
  • Ka baballarë që nuk i duan fëmijët e tyre. Por nuk ka asnjë gjysh që nuk e adhuron nipin e tij
  • Qëndresa – sekreti i të gjithë triumfeve
  • Kurioziteti është një prej formave të guximit femëror
  • Ka një spektakël më të madh se sa deti, dhe ai është qielli; ka një spektakël më të madh se sa qielli, dhe ai është brendia e shpirtit të njeriut
  • Për të krijuar të ardhmen, nuk ka asgjë më të mirë se sa një ëndërr
  • Kafsha është injorante për faktin që di. Njeriu është i vetëdijshëm për faktin që është injorant
  • Njerëzimi nuk është një rreth me një qendër, por një elips me dy pika qendrore, nga të cilat faktet janë njëra dhe idetë tjetra
  • Shpresa është fjala që Zoti e ka shkruajtur në ballin e cdo njeriu
  • Trishtimi është një frut; Zoti nuk e bën mbi degë që janë shumë të brishta për ta mbajtur
  • E qeshura është Dielli që dëbon dimrin nga fytyra e njeriut
  • Shoqëria është një republikë. Kur një individ përpiqet të ngrihet mbi të tjerët, ai ulet poshtë prej masës, ose përmes talljes, ose përmes shpifjes
  • Sa herë që një mik të thotë që dukesh i ri, të jesh i sigurtë se po plakesh
  • Askush më mirë se një grua, nuk di të thotë gjëra që janë njëkohësisht të buta dhe të thella
  • Ai që hap një derë shkolle, mbyll një burg
  • Cfarë është historia? Një jehonë e të kaluarës në të ardhmen; një refleks i të ardhmes në të kaluarën
  • Asgjë tjetër në botë… as edhe të gjithë ushtritë, nuk është më e fuqishme se sa një ide, të cilës i ka ardhur koha.
Lexo po ashtu:  Zonja Bovari

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *