Emigrimi neto është një ndër sfidat më të mëdha të shoqërisë dhe ekonomisë shqiptare. Përgjatë tre dekadave të fundit, fenomeni i largimit, sidomos të të rinjve, njerëzve të kualifikuar dhe të asaj pjesë të shoqërisë të cilës i referohemi me “truri”, ka qenë një plagë e madhe. Organizma të ndryshme ndërkombëtare kanë ngritur alarmin për këtë, ndërkohë që një pjesë e tyre japin edhe shifra të përafërta të kostos ekonomike të migrimit neto.

Kështu, në një raport të publikuar kohë më parë nga Fondi Monetar Ndërkombëtar, thuhet se në vende si Shqipëria, emigracioni ka fshirë nga 0.6% deri në 0.9% të Prodhimit të Brendshëm Bruto. Me një ekonomi vjetore në rreth 13 miliardë  euro, rezulton se, dëmi i drejtpërdrejtë si pasojë e emigracionit neto në vendin tonë ngjitet deri në 120 milionë euro në vit. Pra, largimi i “trurit” i heq prodhimit kombëtar një pjesë të konsiderueshme.

Veç Shqipërisë, kjo gjë vlen edhe për vende si Mali i Zi apo Rumania në rajon si dhe Letonia me Lituaninë më sipër në zonën e Baltikut. Emigracioni neto parashikohet të shkurtojë forcën punëtore nga 10 deri në 20%.
/MekuliPress.com/ 
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress 

Lexo po ashtu:  Hap i rëndësishëm para për udhëtim pa viza për Kosovën

Roel Korkuti

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *