Sa më i madh dhe i shpeshtë të jetë aktiviteti i zorrëve, aq më të shëndetshëm jeni. Bazuar në një studim të 23 popullsive, në vende të ndryshme të botës, përhapja e kancerit të zorrës së trashë arrinte majat atje ku masa ditore e jashtëqitjes ishte shumë e ulët. Popullsitë ku masa ditore e jashtëqitjes ishte rreth 100 gramë, kishin norma 3 herë më të larta të kancerit të zorrës së trashë.

Kapsllëku është fenomeni më e zakonshëm gastrointestinal në Shtetet e Bashkuara, duke e çuar në miliona numrin e vizitave mjekësore çdo vit. Por përveç parehatisë dhe sforcimit për të defekuar, jashtëqitja e ngurtë mund të ndikojë në një sërë problemesh shëndetësore, përfshirë hernien hiatale, varicet, hemorroidet dhe probleme të tjera të dhimbshme, si fisurat anale.

Kapsllëku mund të konsiderohet si sëmundje që lidhet me mungesën e një ushqyesi, që është fibra. Ashtu siç mund të prekeni nga skorbuti për shkak të mungesës së vitaminës C, edhe mund të bëheni kaps nëse nuk konsumoni mjaftueshëm fibra.
Duke qenë se fibrat gjenden vetëm në ushqimet bimore, nuk është për t’u habitur që sa më shumë bimë të hani, aq më pak kaps bëheni. Për shembull, një studim që krahasoi mijëra gjithçkangrënës, vegjetarianë dhe veganë, zbuloi se ata që konsumonin vetëm dietë me bazë bimore, dilnin jashtë rregullisht çdo ditë. Me sa duket, veganët janë njerëz që nuk vuajnë nga kapsllëku. /MekuliPress/ – Shpërndaje dhe Pëlqeje gazetën e pavarur “MekuliPress”

Lexo po ashtu:  9 “çelësa” për një dinamikë familjare të shëndetshme

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *