“Kuri ishte një nga banorët e paktë të rajonit të vogël Kamu. Në dimër errësohej herët dhe kur vinte muzgu, Kurit i zgjoheshin gjithmonë mendime të errëta.

“Nuk duroj dot më!,” tha ai ndërsa shkonte drejt manastirit. Tërbimi, faji dhe zemërimi e kishin shoqëruar për një kohë të gjatë, ishin shoqëruesit e tij të pandashëm.

“Çfarë të shqetëson?”, e pyeti murgu kur Kuri i kërkoi ndihmë.

“Kohët e fundit jam ndjerë shumë i lodhur. Mendoj dhe reflektoj shumë, veçanërisht për të kaluarën”.

Murgu e kuptoi menjëherë se çfarë po ndodhte. Ai gërmoi nëpër sirtarët e tavolinës dhe i dha një pendë.

“Sa mendon se peshon kjo pendë?”

Kuri u mendua pak.

“2 gramë,” u përgjigj ai.

Atëherë murgu i kërkoi të shtrinte krahun dhe ta mbante pendën për pak kohë, ndërsa ai shkoi të kërkonte librin ku ishte specifikuar pesha e saktë. Ai shtoi se nëse donte, mund ta ndryshonte përgjigjen kur të kthehej. Kuri, i cili nuk e kuptoi pse duhej të ndryshonte mendje, thjesht tundi kokën.

Lexo po ashtu:  Motivim: “Ti vlen, ndaj mos lejo asnjë të të bëjë të ndihesh si i/e pavlerë”

Pas pesë minutash, Kuri po mendonte të ndryshonte përgjigjen dhe t’i shtonte disa gramë intuitës së mëparshme. Pas njëzet minutash, krahu i dhimbte shumë.

Kur murgu u kthye, pra pas më shumë se gjysmë ore, Kuri ishte gati të dorëzohej. “Nuk mund të duroj më,” pëshpëriti.

Murgu u ul përballë tij dhe, pasi i tha të qetësonte, e pyeti përsëri: “Si të duket, sa peshon kjo pendë?”.

Kuri u hutua pak. Pastaj u përgjigj.

“Në fillim më dukej se nuk peshonte pothuajse fare. Ndoshta tre gramë. Kur kaloi pak kohë, pesha filloi të trefishohej, dhe pak para se të ktheheshit, mu duk disa kilogramë.

“I dashur Kuri, emocionet negative janë si kjo pendë: nëse i ndjen, por më pas i lë të ikin, praktikisht nuk peshojnë fare. Megjithatë, nëse i toleron për një kohë të gjatë, të rëndojnë si gur në zemër”.

Kuri u nis për në shtëpi me hap të shpejtë. Ndihej i lehtë si një pendë, ose edhe më pak.

Lexo po ashtu:  E mbijetuara e dhunës seksuale serbe, Vasfije Krasniqi-Goodman, do të marrë pjesë në një debat në Nju-Jork për dhunën seksuale.

Shqetësimet dhe emocionet negative janë të dëmshme për shëndetin tonë mendor dhe fizik nëse i lëmë të na pushtojnë për një kohë të gjatë. Nuk ka asnjë arsye për të t’i duruar. Lërini pas pakënaqësitë, harrojini lëndimet e së kaluarës. Hiqni dorë nga gjithçka që ju rëndon dhe rikuperoni energjinë që ju nevojitet për të qenë të lumtur. E meritoni!