Gjatë ditës së djeshme është konfirmuar kandidatura e Sami Lushtakut për kryetar të Komunës së Skenderajt nga Partia Demokratike e Kosovës, e që drejtori i IKD-së Ehat Miftaraj, ka thënë se partia e tij mundet të ia konfirmon kandidaturën për kryetar, por Gjykata Kushtetuese ia ndalon një gjë të tillë.

Miftaraj përmes një postimi në rrjetin social “Facebook” ka reaguar lidhur me kandidaturën e Lushtakut, duke thënë se në bazë faktit se të njëjtit iu është konfirmuar një dënim nga Gjykata e Apelit në vitin 2020.

Postimi i tij i plotë:

PDK mundet me ja konfirmu Sami Lushtakut kandidaturen per Skenderaj, ama Aktgjykimi i Gjykates Kushtetuese ia ndalon, marr per baze faktin se te njejtit iu ka konfirmu nje denim nga Gjykata e Apelit ne vitin 2020.

Kush eshte i denuar ne tre vitet e fundit me vendim te formes se prere, nga dita e mbajtjes se zgjedhjeve ka pengese juridike per te kandiduar qofte ne nivel qendror apo komunal.

Lexo po ashtu:  Hapet tubacioni i ri i gazit Norvegji-Poloni, Evropa vazhdon të largohet nga energjia ruse

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *