Sanije Hyseni ishte vajza që do ta mbante stafetën që do t`ia dorëzonte diktatorit komunist Josip Broz Titos, në vitin 1979.

Shqiptarja asokohe u zgjodh në këtë pozitë si një nxënëse e suksesshme.

Stafeta e Rinisë ka qenë ritual i mbajtur në Jugosllavi që nga viti 1945 e deri në vitin 1988. Ngjarja zakonisht e festonte diktatorin Tito si figurë markante të Jugosllavisë, udhëtonte nëpër qytetet kryesore, niste nga vendlindja e Titos në Kumrovec të Kroacisë dhe përfundonte në Beograd, me 25 maj, në ditëlindjen e Titos.

Dhe personi i fundit që e merrtë stafetën, ia dorëzonte atë diktatorit.

Në vitin 1971, këtë e bëri Nazmi Jenje ndërsa në vitin 1979 Sanije Hyseni, që të dy nga Prishtina.

Dhe Sanija kujtohet sepse ajo ishte e fundit që ia dha stafetën Titos, pasi ai ndërroi jetë një vit më pas. Ajo e pati edhe një fjalim rrënqethës që u ndoq nga mijëra njerëz.

Sanija, në vitet 90-të u largua për në Kanada. /MekuliPress/ Nëse e keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj!

Lexo po ashtu:  Gazeta “Ora e Maleve” Shkodër, Viti II, Nr. 29 - Falnderim nga ana e Kolonel Bajram Currit:

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *