Kohëzgjatja e leximit: 2 minuta

Facebook ka kaluar një nga javët më të vështira të një viti të vështirë! Në fakt, nisi që nga 8 Marsi, me propozimin për të hedhur poshtë Facebook, Amazon dhe Google, të senatores amerikane dhe kandidates për presidente, Elizabeth Warren.

Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.

☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.

Fill pas kësaj, Facebook pati ndërprerjen më të gjatë të rrjetit në historinë e vet. Por, goditja përfundimtare ishte ajo e së premtes, me transmetimin direkt të masakrës në Zelandën e Re.

Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress

Në Twitter janë bërë me mijëra komente lidhur me rrjetin dhe zhvillimet e fundit. Reagimet kanë dënuar mënyrën si Facebook “përdor” jetën private të përdoruesit, lajmet e rreme dhe monitorimin e përmbajtjeve ofensive ose të dhunshme.

Pavarësisht se Zuckerberg njoftoi kohët e fundit se do të fokusohen në komunikimin privat, afatgjatë dhe të koduar, kompania po përballet me hetime të vazhdueshme në mbarë botën për shkeljet e pretenduara të privatësisë të zbuluara vitin e kaluar, që rrjedhin nga marrëdhënia e saj me Cambridge Analytica.
Sapo Glauk Konjufca i VV-së hapi profil në Facebook, filluan vështirësitë më të mëdha në median sociale, Facebook. Vetëvendosja! duhet të hetohet. Kjo ka faj, ironizon MekuliPress.com/ 
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress

Lexo po ashtu:  ‘Legjitimohet’ përdorimi i termit ofendues ndaj shqiptarëve në Serbi, Konjufca: Kjo është ‘fqinjësi e mirë’

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com