Së paku katër persona kanë vdekur gjatë trazirave në Kongres në Washington të mërkurën, ka njoftuar policia në Washington DC, raportojnë mediumet amerikan.

Tre persona kanë vdekur nga emergjencat mjekësore, sipas Policisë ndërsa një grua është qëlluar nga një polic brenda objektit të Kongresit.

McConnell: Tentuan ta trazojnë demokracinë tonë, dështuan
Lideri i shumicës në Senat, Mitch McConnell, ka kritikuar protestuesit e dhunshëm që u futën në Kongres dhe penguan punën e Kongresit. “Ne jemi kthyer në pozitat tona, do të kryejmë detyrën tonë sipas Kushtetutës dhe për vendin tonë. Do ta bëjmë këtë sonte”, ka thënë…

Është mësuar edhe identiteti i gruas që u qëllua, është një ish-veterane e forcave ajrore, Ashli Babbit. Ajo ishte futur në kompleks së bashku me protestuesit tjerë pro-Trump.

“Ne nuk do ta dimë arsyen e vdekjes së tre tjerëve – besojmë se është ndonjë lloj emergjence mjekësore. Viktima që ishte qëlluar me plagë të marrë nga arma…ajo është transportuar nga vendi i ngjarjes për në spital”, ka thënë shefi i departamentit të Policisë Metropolitane të Washingtonit, Robert Contee.

Lexo po ashtu:  "Përdorimi i prononimit neutral gjinor është "i jonatyrshëm dhe sfidues". Kërkohet heqja e kategorive të identitetit gjinor nga shkollat norvegjeze

Ndërkohë kryebashkiakja e Washingtonit, Muriel Browser, ka vendosur ta zgjasë gjendjen e emergjencës publike për 15 ditë, si rezultat i trazirave të mërkurën. Gjendja emergjente do të mbetet derisa inaugurohet presidenti i zgjedhur Joe Biden.

Nga Policia e Washingtonit është njoftuar se janë arrestuar 52 persona, 26 prej tyre brenda godinës së Kongresit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *