Dialogjet e Planonit e portretizojnë Sokratin si një mësues që mohon të ketë dishepuj, si një njeri i arsyes, i cili i bindet zërit hyjnor në kokën e tij, si një besimtar që ka përmbushur detyrimet qytetare të vendit të tij.

Një ditë, një nga filozofët e asaj kohe, i ofrohet Sokratit dhe i thotë:
-Sokrat, a e din se çka dëgjova për studentin tënd?
-Prit një moment.
-Para se të më tregoni, do të deshiroja që së pari ta kaloni një test të shkurtër. Quhet “testi i tri pyetjeve”.
-Para se të më flasësh për studentin tim, të shohim se çfarë doni të thoni. Testi i parë është e vërteta. A jeni i sigurtë se ajo çka doni të më tregoni është e vërtetë?
-Jo! Vetëm dëgjova se po flitej rreth tij.
Pra nuk jeni i sigurtë nëse është e vërtetë apo jo. A është ajo çka doni të më thoni për studentin tim diçka e mirë? Pyeti Sokrati…
-Jo. Është pikërisht e kundërta e saj. U përgjigj filozofi.
-Pra ju doni të më tregoni diçka të keqe rreth studentit tim… edhe pse nuk jeni i sigurtë nëse është e vërtetë apo jo.
Filozofi i rrudhi pak krahët dhe filloi të ndjehej keq.
Ndërsa Sokrati vazhdoi:
-Ju ende e keni mundësinë ta kaloni testin. Është ende edhe pyetja e tretë; ‘Ana e dobishmërisë’. Ajo çka doni të më tregoni rreth studentit tim, a do të jetë diçka e dobishme për mua?
Jo aspak. U përgjigj filozofi.
-Mirë pra. Nëse ajo çka doni të më thoni, nuk është as e vërtetë, as e mirë e as e dobishme, atëherë pse duhet të ma thoni o njeri?
Filozofi nuk foli më asnjë fjalë dhe vazhdoi rrugën kokëulur.

Lexo po ashtu:  Qeveria Kurti do t’i ketë 15 ministri – zvogëlohet numri i zëvendësministrave

Sokrati ishte një filozof i lashtë grek, i cili konsiderohet themeluesi i filozofisë perëndimore. Burimi më i rëndësishëm i informacionit për Sokratin është Platoni.

Sokrati besonte se filozofia duhet të arrijë rezultate praktike në mirëqenien më të madhe të shoqërisë. Ai besonte gjithashtu se zgjedhja e njeriut është e motivuar nga dëshira për lumturi, dhe se kjo mund të arrihet vetëm me njohuri të drejtë të vetes – kjo është më shumë mundësi për të bërë zgjedhje që do të na sjellin lumturi të përjetshme që ne e dëshirojmë. /MekuliPress/ – Shpërndaje dhe Pëlqeje gazetën MekuliPress

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *