Ky term për herë të parë ishte shpikur në vitin 2014, në një artikull satirik por tani ai njihet edhe nga Asociacioni Amerikan i Psikiatrisë.

Nëse ndjeni nxitje për të bërë “Selfie”, studiuesit thonë se ju mund ta keni një kompleks të vërtetë psikologjikë.

Ky kompleks quhet Selfitis, e cila nënkupton fiksimin për të bërë selfie.

Termi për herë të parë ishte shpikur në vitin 2014, si pjesë e një shakaje në një artikull që pretendonte se Selfitisti do të konsiderohej si një ç’rregullim mental nga Asociacioni Amerikan i Psikiatrisë.

Mirëpo shkencarët kanë shikuar vërtetë brenda këtij fenomeni, pasi janë studiuar edhe disa ç’rregullime të tjera të lidhura me teknologjinë të tilla si “Nomophobia” ose fobia nga të mos pasurit telefonin celular në dorë.

Dr. Mark Griffiths nga departamenti i psikologjisë në Nottingham Trent University ka thënë: “Para disa viteve, në media në shfaqëtim tregime që pohonin se gjendja e një Selfitisi duhej të konsiderohej si një ç’rregullim mental.

Lexo po ashtu:  Zbulohet sekreti i ndërtimit të përsosur të piramidave egjiptiane

Përderisa ky tregim ishte konsideruar si një shaka, kjo nuk nënkuptonte që “Selfitisti” nuk ekzistonte vërtetë.

Ne tani kami arritur ta vërtetojmë ekzistencën e tij dhe kemi zhvilluar shkallën e parë të shprehive të një personi të tillë, përmes së cilës ne do ta vlerësojmë gjendjen e tij.”

Përmes këtij studimi, i cili ishte kryer me 400 persona nga India, për shkak ky është vendi ku ka më së shumti të Facebook-ut, ishte zhvilluar edhe kjo shkallë e Selfitistit e cila do të mund të përdorej për të përcaktuar se si njerëz të ndryshëm ka arritur në këtë gjendje.

Studiuesi Dr Janarthanan Balakrishnan ka thënë se “zakonisht personat me këtë gjendje vuajnë nga një mungesë e vetë – besimit dhe janë duke kërkuar të përshtaten me të tjerët përreth vetes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *