Senatori amerikan, Bernie Sanders, ka thënë të hënën se “4 miliard dollarë SHBA dhuron çdo vit për ushtrinë e Izraelit e pastaj nga to shkelen të drejtat e njeriut”.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, politikani hebre në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kërkoi që “të ndalet shkatërrimi i Gazës”.

“Ne duhet të kërkojmë një armëpushim të menjëhershëm. Vrasja e palestinezëve dhe izraelitëve duhet të marrë fund”, ka shkruar ai.

Përndryshe, mijëra njerëz në kryeqendrat perëndimore po protestojnë që të ndalen ”sulmet izraelite në Gaza”.

Gjithashtu, disa shtete kanë dënuar sulmet e Hamasit me raketa në drejtim të Izraelit”.

Kësaj liste të dielën iu bashkua edhe Kosova përmes një komunikate të Ministrisë së Jashtme.

Lexo po ashtu:  Çka shohin meshkujt te një femër së pari

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *