Pavarësisht sanksioneve, despoti rus Vladimir Putin (69) vazhdon të arkëtojë qindra miliona dollarë në ditë nga furnizimet e tij të gazit dhe naftës për kompanitë dhe familjet gjermane. Kompanitë ruse të energjisë po marrin mesatarisht 200 milionë euro çdo ditë nga Gjermania.

Kancelari Olaf Scholz (63) deri më tani ka refuzuar rreptësisht një embargo të gazit rus, megjithëse, për javë të tëra, shumë vende fqinje evropiane kanë kërkuar pikërisht këtë embargo.

Vendet perëndimore tani po humbin durimin me Presidentin Scholz. Një artikull i gazetës britanike “The Telegraph”, madje, po bën thirrje për sanksione kundër Gjermanisë, nëse Berlini nuk i jep fund përfundimisht gazit të përgjakshëm të Putinit.

“Sigurisht, Gjermania është e lirë në vendimet e saj ekonomike dhe politike. Por nuk ka asnjë arsye që pjesa tjetër e botës ta pranojë atë”, tha sot autori i artikullit, Matthew Lynn, për gazetën gjermane BILD, përcjell MekuliPress. Sipas gazetës të gjithë ata që blejnë vetura gjermane, produkte kimike apo makineri gjermane, paguajnë edhe gazin rus. Dhe ky gaz, nga ana tjetër, përdoret për të financuar luftën ruse mbi Ukrainën.

Lexo po ashtu:  Abazoviq me fjalim të fuqishëm në parlament: Nuk jam as serb, as malazez – jam pjesëtar i komunitetit që e keni shtypur

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *