Blerja e dronëve “Bayraktar” nga Kosova përbën shkelje të ligjit ndërkombëtar. Këtë deklaron të paktën sekretari serb i Shtetit për Mbrojtjen, antishqiptari Nemanja Staroviç sipas të cilit zhvillimi në fjalë rrit shkallën e destabilitetit rajonal.

‘Ne kemi monitoruar intensivisht të gjitha këto procese. Për muaj, agjencitë tona kanë informuar lidershipin e vendit në hollësi për atë që po ndodhte, sigurisht përmes kanaleve diplomatike, ne kemi paralajmëruar përfaqësuesit e Turqisë se ajo që po ndodhte ishte absolutisht e papranueshme’, citohet Staroviç nga “TanjugU” serb.

Sipas tij pala turke ka argumentuar se bëhet fjalë për marrëdhënie tregtare, ndërkohë që Staroviç ka vënë në dukje se blerjet përfshijnë përveç dronëve edhe sisteme të sofistikuara antitanke OMTAS, mortaja dhe lëshues RPG.

Një ndër arsyet pse KFOR doli me deklaratë se të drejtën e përdorimit të dronëve e jep forca shumëkombëshe, lidhet pikërisht me kufizimet e rezolutës nr. 1244 që është referuar edhe nga Staroviç. Duket se blerja e armëve që ka të bëjë me sigurinë e Kosovës është shndërruar gradualisht në problem sigurime mes Beogradit dhe KFOR-it në kushtet kur asnjë argument nuk mund të bindë Serbinë se armët nuk do të përdoren në eventualitetin e një përplasjeje.

Lexo po ashtu:  Kurti:Këtë vit Kosova do të aplikojë për anëtarësim në BE

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *