Ushtria e Kosovës është pajisur me dronë Bayraktar të blerë nga Turqia.
Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.
☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.Kështu ka konfirmuar kryeministri i vendit, Albin Kurti, i cili ka prezantuar disa prej tyre.
“Arsenalit të ushtrisë sonë i kemi shtuar edhe dronë Bayraktar TB-2 të cilët i kemi blerë si Qeveri nga Turqia! Në dy vjet qeverisje e kemi shtuar për mbi 80% numrin e ushtarëve dhe mbi 100% buxhetin për ushtrinë. Kosova tash është edhe më e sigurt përveçse gjithnjë krenare”, ka pohuar Kurti.


Kryeministri tutje ka thënë që bashkë me komandantin e FSK-së gjenerallejtnant Bashkim Jashari dhe ministrin e Mbrojtjes Armend Mehaj, kanë përgëzuar oficerët që e kanë kryer trajnimin për përdorimin e dronëve.
https://www.facebook.com/albini2017/posts/826845135475882?ref=embed_post




