Lexo po ashtu: Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se ushtrimi i Forcës së Ushtrisë së Kosovës “Defender European 21” e dëshmon qartë synimin e ushtrisë për një një ambient të sigurt dhe paqësor në Evropë dhe më gjerë. “Veçantia e këtij ushtrimi lidhet me faktin se SHBA-të i dhanë besimin vendit tonë dhe FSK-së për herë të parë, të mirëpres një pjesë të këtij ushtrimi në territorin tonë. Pjesëmarrja e FSK-së në këtë ushtrim dëshmon qartë synimin e ushtrisë për një ambient të sigurt dhe paqësor në Evropë dhe më gjerë”. “Profesionalizmi i juaj në këtë operacion vërteton se FSK-ja është e vullnetshme, e gatshme e aftë për të ndihmuar dhe kontribuar për sigurinë kontinentale dhe globale. Ju ushtarakë gjatë këtij ushtrimi keni shtyrë kufijtë e juaj më të skajshëm, ju ua dëshmoni qytetarëve se forca jonë është e gatshme për të mbrojtur sovranitetin dhe territorin e vendit tonë dhe çdo ditë me shumë është duke arritur standardet që duhet për t’u bërë pjesë e strukturave euro-atlantike”, ka thënë Kurti.