Tensionet në veri të Kosovës dhe përfundimi i moratoriumit të marrëveshjes së 4 shtatorit kanë bërë që Serbia të nisë sërish fushatën kundër njohjes së saj. Si veprimi i parë pas përfundimit të këtij moratoriumi, ministri i Jashtëm i Serbisë, Nikola Selakoviç, në një takim me ministrin e Jashtëm të Venezuelës, Felix Ramon Plasencia Gonzalez ka falenderuar shtetin e Venezuelës për mosnjohjen e pavarësisë së Kosovës.

Kreu i diplomacisë serbe ka falënderuar Venezuelën për përkrahjen e vazhdueshme të çështjes me interesin më të madh për Serbinë, që është pozicioni i qartë i mosnjohjes së deklarimit të njëanshëm të pavarësisë së Kosovës.

Më 4 shtator të vitit 2020, Kosova dhe Serbia, në prani të ish-presidentit amerikan Donald Trump nënshkruan disa zotime. Një nga to ishte që Kosova të ndalte për një vit përpjekjet për anëtarësime në organizata ndërkombëtare, ndërsa për Serbinë ishte ndalja e fushatës së çnjohjeve së shtetësisë së Kosovës.

Lexo po ashtu:  Putin "anulon" planet për të sulmuar fabrikën e çelikut në Mariupol, ku janë strehuar trupat e fundit ukrainase

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *