Drejtori i të ashtuquajturës Zyre për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, është takuar me ambasadorin gjerman në Beograd, Thomas Schieb.

Marko Gjuriq, drejtori i të ashtuquajturës Zyre për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, të enjten është takuar me ambasadorin e Gjermanisë në Beograd, Thomas Schieb.

Siç raporton “Tanjug”, tema e takimit në mes të Gjuriqit dhe ambasadorit Schieb, ka qenë Kosovë, përkatësisht dialogu.

Gjuriq citohet t’i ketë thënë ambasadorit gjerman, Thomas Schieb, se shteti i tij është i interesuar që vazhdojë dialogun me Kosovën, por që sipas tij, kjo bëhet vetëm me kusht që hiqet taksa e vendosur nga autoritetet kosovare.

“Beogradi vazhdimisht është i përkushtuar për dialog dhe normalizim të marrëdhënieve me Prishtinën, por kushti për vazhdimin e dialogut mbetet heqja e taksës ndaj mallrave të Serbisë në mënyrë të pakushtëzuar”, theksoi Gjuriq në këtë takim me ambasadorin gjerman, Thomas Schieb

Po ashtu, Gjuriq ka theksuar se, Serbia është e gatshme që të rifillojë dialogu me Kosovën me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, pasi që sipas tij, përmes dialogut do të ndërmerren hapa konkret për të siguruar një jetesë më të mirë të banorëve në Kosovë dhe duke e lehtësuar lëvizjen në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Lexo po ashtu:  Vulin: Deklarata e Putinit nuk ndryshon qëndrimin e Rusisë për çështjen e Kosovës

Siç raportojnë mediet serbe, Gjuriq po ashtu e ka njoftuar ambasadorin gjerman, Thomas Schieb, edhe për gjendjen e popullit serb në Kosovë.

Theksojmë se Kosova dhe Serbia nuk janë ulur në tryezën e bisedimeve që nga nëntori i vitit 2018 kur qeveria kosovare kishte vendosur taksën prej 100 për qind për mallrat me origjinë serbe dhe boshnjake, si kundërpërgjigje ndaj autoriteteve të Serbisë dhe Bonje e Hercegovinës për fushatën e tyre propaganduese ndaj Kosovës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *