RAHMI VELIU

Ideja për shpalljen e këti mali në park kombëtar ka lindur që në vitin 1999,kur në parlamentin e Maqedonisë në rend dite u vu “ shpallja e Sharrit parkë kombëtarë”.Për një mendim të tillë reagoj deputeti Abdulla Aliju i cili do të theksoj: “ Ky ligj ka karakter politik dhe popullatës nuk i mbetet tjetër,porpos të shpërgulet ose të mbetet “popull rezervat”.Pas këtij reagimi edhe në opinion e vendit,në faqe e geztës “ Flaka” patë reagime nga autori i këtyre reshtave “ Na dhe parqet kombet re” (“ Flaka 15-16.I.2000),pas këti reagimi vazhdon me reagimin e dytë “Propozim me prapavi politike” (“Flaka” 6.VI.2002) dhe kur në parlament u morë vendimi që Sharri të shpallet park kombëtarë,autori në fjalë u paraqit me reagimin: “ Shpergulja e Sharrit ante Portas “ (11-12.VII.2009).Reagimi tjetër i cili vlene të theksohet është ai I B.Goles “Eksproporimi i vargmaleve të Sharrit do t’i shpergul shqiptarët” ku u theksua edhe kjo fjali : “ Ligji në fjalë është frymzuar nga ideja e Ҫubriloviqit”.Ҫka janë këta Parqe Kombëtare për të cilët jemi duke bë fjalë? Një përgjigje më të plot do t’a gjejmë në fjalorët encikolopedik ku mirë është theksuar : “ PARK KOMBËTAR” rajon veҫanrisht i bukurive natyrore ku me LIGJ JANË TË MBROJTUR TË GJITHË ELEMENTET E NATYRËS,duke përfsh florën dhe faunën dhe ndalimin e EKSPOATIMIN E PASURIVE NATYRORE-të rruajtura me ligj “

Lexo po ashtu:  Shtëpia e Bardhë bën një hap mbrapa në ndalimin e aplikacionit TikTok

Ndërkaq,në fjalorin enciklopedik të gjeografis do të theksohet: “Pjesë të ndara të teritorit,në të cilët natyra deri me sot ka ngel e paprekur nga dora e njeriut.Me LIGJ JANË TË MBROJTUR.Parqet kombëtare janë njëfar lloji lobarator natyrorë,ku në ta shkenctarët e profesjoneve të ndryshme shkencore bëjnë studime të natyrës.

Ja pra,nga këta të dhëna mund të vimë në përfundim se parqet kombëtare janë të mbrojtura me ligj që do të thot se në ta nuk mund të lëvzim lirshëm dhe të presim druj apo të ndikojm në natyrën që e ka krijuar atë,sepse mbrohen me ligj.Prandaj parqe të tilla shpallen në ato vende që janë rallë të banuar.Po,Mali Sharr a është i banuar rrallë apo dendur.Sipas disa të dhënave në Malin Sharr jetojnë afër 200.000 banor.Të theksojm se gadi-gadi të gjithë banorët e kësaj treve janë shqiptarë.Ndërkaq,popullata maqedonase ka më pak ose ndonjë katund është i banuar me një numër fare të vogël.Sa për dhembull do ti mar disa katunde dikur të banuar me Maqedonas.Sot janë shpërgul dhe dhe janë vendosur nëpër qytete ,ku kushtet për jetes janë lark më të mira.Mu për këtë,shum katunde të pastërat të banuara me maqedonas sot kanë ngel pa asnjë banor.Për këtë do ti theksojm disa prej tyre që gjenden në komunën e Tearcës dhe Tetovës:

Jeduarca,Sotola,Hotuja,Varvara,Jellosheku etj.Fshatrat e banuar me shqiptarë jo vetëm se janë të zvogluar,por vin duke u rritur.Në kohë të fundit,një megrim I tillë është duke u zhvilluar edhe në këtë krahina malore.Një pjesë e mirë e kësaj populate migron në botën e jashtme si Itali,Gjermani,Zvicër,vendet Skandinave,Holand,Bellgjikë e gjetiu.Pra,edhet e shperguljes-migrimit kanë filluar edhe te popullata shqiptare.

Se Parqet kombëtare shpallen në vendet me pak të banuar do ta marim si shembull Parkun Kombëtarë të Jellustonit në SHBA.Ky park gjendet në Malet Shkëmbore.Pjesa më e madhe gjendet në shtetin Vajomin të SHBA.Përfshi një sipqrfaqe prej 8.852 km² ,në një rrafshnaltë me origjinë vullkanike.Në këtë park gjendet një numër i madh i gejzereve të cilët hedhin ujin me vrull dhe avullin e nxeht në një lartësi 40-50 m,dukuri e cila zgjat vetëm 4 min, në mënyrë që të paraqitet përsëri pas 65 minutash.Kjo paraqet bukuri të rrallë natyrore,kështu që vizitorët kënaqen me këta bukuri natyrore.Në këtë park vlen rregullat : “ Më shiqo,po mos më prek”,këtu drujtë binë në tokë dhe aty edhe kalben pa mos i prek dora e njeriut.Në të shumtën e rasteve ,këtu janë të vendosur rezervate,qëllimi është se sit ë ruajnë dhe mbrojnë me ligj botën shtazore dhe bimore.Mu për këtë janë formuar rezervate botanike të zoofaunes,armi to faunes dhe ihtifaunes qëllimi i të cilave është se sit a mbrojmë ambientin – rrethin jetësor.

Lexo po ashtu:  Sekreti i Sokratit për t’i ”turpëruar’’ thashethemexhinjtë

Në Maqedoni ka tre parqe kombëtare :Mavrovës,Galiҫices dhe ai i Pelisterit.Të theksoj se Parku Kombëtar i Mavrovës është në kufi me Shqiprinë dhe Kosovën,ai I Galiҫices në mes liqenit të Ohrit dhe Prespës,gjendet në mes kufirit të Maqedonisë dhe Shqipërisë dhe ai I Prespës në trekufirin Maqedoni-Greqi dhe Shqipëri.Që të tri Parqet Kombëtare gjenden në Maqedonin Perendimore.Të theksoj se në Maqedonin Lindore – me Bullgarinë nuk ka parkë kombëtar dhe as me Serbinë nuk ka.Për habi, në mledhjen e fundit parlamentare u propozu që si park i ri kombëtar të shpallen Malet Osogovës,të cilët gjenden në pjesën lindore të Maqedonis dhe ky është i vetmi park që gjendet në brendi dhe në pjesën Lindore të Maqedonisë.Parku Kombëtar i Sharrit i cili është në formimin e sipër,shtrihet prej grykës së Kaҫnikut e deri te Liqeni i Mavroës me një gjatësi prej 80-85 km gjerësi prej 25-30 km me një sipërfaqe prej 2.000-2.550 km².Së drejti ky Park Kombëtarë do të bashkohet me parkun kombëtar të Mavrovës.Prandaj thuhet se Sharri do të jetë Park më i madhi në Evropë.Pra,e lam largë Gjermaninë,Anglinë,Francën dhe shtetet tjera që nga sipërfaqja dhe zhvillimi ekonomik janë shumë para Maqedonisë.

Lexo po ashtu:  Kurti nga Ohri: Nuk kam ardhur për bisedime – bisedime, por bisedime për marrëveshje

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *