Shtetet e Bashkuara po dërgojnë 500 ushtarë të tjerë për të përforcuar praninë e tyre në Evropë.

Një zyrtar i lartë i Departamentit të Mbrojtjes deklaroi sot në një videokonferencë me gazetarët se ushtarët do të dërgoheshin në Gjermani, Greqi, Poloni dhe Rumani.

Ndër të tjera, detyra e tyre do të jetë të mbështesin përpjekjet për të mbrojtur hapësirën ajrore të NATO-s.

“Dislokimi i tyre nuk është nxitur nga zhvillimet e fundit gjatë fundjavës lidhur me pushtimin rus të Ukrainës”, tha zyrtari.

Në javët e fundit, SHBA-ja ka dislokuar mijëra trupa të tjera në Evropë.

Rreth 100,000 ushtarë amerikanë janë vendosur në mënyrë të përhershme ose përkohësisht në Evropë.

Lexo po ashtu:  Njohja e rremë e Kosovës nga Xhamajka, a do të shkarkohet ambasadorja Çitaku?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *