Shtetet e Bashkuara po dërgojnë 500 ushtarë të tjerë për të përforcuar praninë e tyre në Evropë.
Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.
☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.Një zyrtar i lartë i Departamentit të Mbrojtjes deklaroi sot në një videokonferencë me gazetarët se ushtarët do të dërgoheshin në Gjermani, Greqi, Poloni dhe Rumani.
Ndër të tjera, detyra e tyre do të jetë të mbështesin përpjekjet për të mbrojtur hapësirën ajrore të NATO-s.

“Dislokimi i tyre nuk është nxitur nga zhvillimet e fundit gjatë fundjavës lidhur me pushtimin rus të Ukrainës”, tha zyrtari.
Në javët e fundit, SHBA-ja ka dislokuar mijëra trupa të tjera në Evropë.
Rreth 100,000 ushtarë amerikanë janë vendosur në mënyrë të përhershme ose përkohësisht në Evropë.




